BËHUNI PJESË E NJË HISTORIE SUKSESI BOTËRORE
Pavarësisht në klasë apo në dhomën e ndenjes, LittleSEED u ofron shkollave dhe familjeve atë që u nevojitet për të pasur sukses.
Me portalin GrapeSEED, të mësuarit me LittleSEED mund të ndodhë kudo.
Portali GrapeSEED është një platformë në re, e përbërë nga një paketë gjithëpërfshirëse burimesh dixhitale të integruara plotësisht, të dizenjuara për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të mësimdhënies dhe të të mësuarit.
Pavarësisht nëse jeni mësues, administrator, prind apo nxënës – ne kemi siguruar gjithçka që ju nevojitet për të pasur sukses me programet tona.
Përmbajtjet tona zyrtare, të dizenjuara nga ekspertë për të qënë sa më efektive por edhe cilësore, janë të disponueshme kurdo dhe kudo.
Faqja e Përmbajtjeve përmban gjithçka që ju nevojitet për të mësuar me programet tona. Shkollat dhe mësuesit mund të shohin lehtësisht planet mësimore, manualet dhe materialet e klasës për të përgatitur mësimet sa herë që dëshirojnë, ndërsa nxënësit dhe prindërit mund të rishikojnë përmbajtjen në kohën e tyre të lirë.
Përmbajtja jonë mund të gjendet gjithashtu në aplikacionin GrapeSEED për nxënësit. E disponueshme në iOS dhe Android, aplikacioni shfrytëzon fuqinë e teknologjisë për të zgjeruar mjedisin e mësimit me një përvojë angazhimi dhe ndërveprimi.
Faqja e Trajnimit të Mësuesve është një burim zhvillimi profesional, i përbërë nga një bibliotekë videosh dhe kurse online sipas kërkesës për të trajnuar dhe mbështetur mësuesit në strategjitë efektive të mësimdhënies, duke përdorur kurikulumet LittleSEED.
Organizimi, administrim dhe komunikim i mirë janë thelbësore për të arritur rezultate.
Faqja e Shkollës u mundëson shkollave të menaxhojnë informacionet e tyre duke mbështetur nxënësit dhe mësuesit, menaxhuar trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve dhe për të marrë mbështetje administrative. Përmes kësaj faqeje, shkollat mund të menaxhojnë lehtësisht numrin e licencave, të porosisin materiale dhe të përditësojnë planet e njësive të klasës.
Për më tepër, Faqja e Raportit ofron informacion të detajuar mbi përparimin e njësive, oraret dhe përdorimin e aplikacionit për t'u mundësuar shkollave të monitorojnë gjendjen e klasave të tyre.
Angazhimi i prindërve është faktor kyç në suksesin e mësimit.
Faqja e Prindërve u lejon prindërve të monitorojnë mësimin e fëmijës së tyre dhe të gjejnë një larmi informacioni të dobishëm rreth LittleSEED, përfshirë buletinet rreth përmbajtjes që nxënësit po mësojnë. Me këto burime, prindërit mund të shohin përparimin e nxënësve të tyre dhe të angazhohen në përmbajtje me fëmijën e tyre.