LUAJ NË ANGLISHT!
Ju prezantojmë LittleSEED, një kurrikul e krijuar posaçërisht për fëmijë të moshës parashkollore.
Si pjesë e familjes GrapeSEED,
LittleSEED
ofron ekspozimin e parë ndaj gjuhës angleze për nxënësit e moshës 3-4 vjeç, duke i dhënë fëmijës suaj një avantazh të hershëm. Fëmija juaj do të mësojë tingujt më të rëndësishëm, fjalorin dhe shprehjet komunikuese, ndërsa njëkohësisht angazhohet në aktivitete të këndshme dhe argëtuese.
EDUKIMI I TË VEGJËLVE
Në Momentin e Duhur
Kur prindërit investojnë në mësimin e anglishtes për fëmijët e tyre gjatë viteve të hershme të fëmijërisë, ata e bëjnë këtë në kohën më të përshtatshme sepse:
- Hulumtimet kanë treguar se 85% e zhvillimit të trurit ndodh para moshës 5 vjeçare, më shpejt se në çdo periudhë tjetër të jetës. *Rand Corporation dhe Instituti Kombëtar për Kërkime mbi Fëmijërinë e Hershme.
- Mosha parashkollore është një periudhë ku zhvillimi i trurit të fëmijës ndodh me një ritëm shumë të shpejtë, prandaj është thelbësore që kjo grupmoshë të marrë stimuj të përshtatshëm.
- Studimet shkencore të fundit tregojnë se në vitet e para të jetës zhvillohen shumë aftësi të nivelit të lartë, si motivimi, komunikimi, aftësia për të zgjidhur probleme dhe shumë të tjera.
Mësimi i gjuhës Angleze në Mënyrë Natyrale
Qasja e LittleSEED në mësimdhënie ndihmon fëmijët të mësojnë të kuptojnë anglishten shumë më shpejt se metodat tradicionale, pasi kurrikula jonë i përfshin ata në procesin e të nxënit përmes këngëve, lojës dhe ndërveprimit.
KURRIKULA LITTLESEED
Komponentët Didaktikë
Te LittleSEED, ne e dimë që duhen mjete të ndryshme mësimore për të ndihmuar fëmijët gjatë procesit të të mësuarit të një gjuhe. Çdo komponent i kurrikulës ka një qëllim dhe, së bashku, ato krijojnë një mundësi të pasur për të mësuar gjuhën.
Mësoni se si secili komponent i kurrikulës kontribuon në përvojën LittleSEED.