GrapeSEED CONNECT


GrapeSEED Connect – Klasa dixhitale që sjell mësimin më afër, kudo që të jeni

GrapeSEED Connect është një software i dedikuar për klasat dixhitale, i krijuar posaçërisht për të lidhur mësuesit dhe nxënësit e GrapeSEED në kohë reale, edhe kur ndodhen në vende të ndryshme. Ky mjet inovativ siguron që mësimi të vazhdojë pa ndërprerje, edhe kur nuk është e mundur të jenë së bashku në një klasë fizike.


  • Mësuesit ndërveprojnë me nxënësit në një klasë virtuale të vazhdueshme dhe sinkronike, e cila nuk ndikohet nga ndërprerjet e zakonshme të orarit që mund të ndodhin në mësimin fizik. Pjesëmarrja dixhitale është e strukturuar në mënyrë që të shmangë ndjenjën e izolimit dhe të nxisë përfshirjen aktive të nxënësve.


  • Një ndjenjë bashkësie klasore zhvillohet dhe madje lulëzon brenda mjedisit dixhital të GrapeSEED Connect.


  • Preferenca të ndryshme për stile prezantimi mund të shqyrtohen dhe testohen për të maksimizuar angazhimin dhe suksesin e nxënësve.


  • Mbështetja akademike dhe vëmendja personale mund të ofrohen në mënyrë më të barabartë për të gjithë nxënësit, pa u kufizuar nga oraret e ngarkuara të transportit apo angazhimet e tjera të ditës shkollore. Kjo qasje ndihmon në rritjen e kohës së ndërveprimit mes mësuesit dhe nxënësit (TSI), duke përmirësuar cilësinë e të nxënit.

Klasa GrapeSEED, çdo kohë, çdo vend


  • Akomodoni nxënësit që nuk mund të jenë fizikisht në një klasë duke krijuar orare fleksibile të klasave.


  • Menaxhoni klasën nga çdo vend, duke ndërvepruar me nxënësit dhe prezantuar mësimet duke përdorur pajisjen tuaj dixhitale.


  • Opsionet hibride janë të mundshme, duke ofruar një kombinim të pjesëmarrjes në distancë dhe me prezencë.

Teknologji e përshtatur për studentët


  • Transmetoni materialet e mësimit GrapeSEED drejtpërdrejt në pajisjet e nxënësve.


  • Thërrisni dhe heshtni/aktivizoni nxënësit me një klikim.


  • Përdorni sinjale në ekran për t’u dhënë nxënësve udhëzime për të folur, për të heshtur, për të bërë pyetje dhe udhëzime të tjera të klasës.


  • Inkurajoni dhe lavdëroni nxënësit duke u dhënë atyre stickers virtualë.

Përgatitje pa stress


  • Prezantoni duke përdorur slajde mësimi të parapërgatitura.


  • Referojuni seksionit të Shënimeve për Mësuesit në çdo moment gjatë klasës.


Projektuar për mësim bashkëpunues


  • Klasë virtuale nga webi (nuk ka nevojë të shkarkohet asgjë) me dizajn të përshtatshëm për fëmijët.


  • Mund të bëni shënime në tabelën e bardhë për shpjegime të qarta gjatë drejtimit të mësimit.


  • Ftoni nxënësit të bashkëpunojnë në shënimet e tabelës së bardhë.


  • Përmirësoni kuptimin e nxënësve duke ndërvepruar gjatë mësimit.
PAKETË DIXHITALE PËR MËSUESIT, STUDENTËT DHE PRINDËRIT

GrapeSEED PORTAL


PËRFORCIMI I MËSIMIT NË KLASË ME MJETE DIXHITALE

GrapeSEED Nexus


E ARDHMJA ËSHTË NË DUART E TYRE

GrapeSEED Student App