Si të përmirësojmë të kuptuarit 
gjatë leximit për fëmijët me GrapeSEED

Strategji, Aktivitete dhe Shembuj nga Klasa   


Leximi nuk është thjesht njohja e fjalëve në një tekst të caktuar, por edhe proçesi i ndërtimit të kuptimit. Në programin GrapeSEED, përdoret një metodologji që ndihmon fëmijët të mësojnë anglishten ashtu si gjuhën e tyre amtare: përmes dëgjimit, kuptimit, përdorimit dhe përforcimit të vazhdueshëm.


Çfarë është ‘Të kuptuarit gjatë leximit’ dhe si zhvillohet në GrapeSEED?


‘Të kuptuarit gjatë leximit’ është aftësia për të kuptuar, interpretuar dhe përpunuar tekstin. Në GrapeSEED, kjo arrihet pa nevojën e testimeve, por në mënyrë të natyrshme, përmes ekspozimit sistematik ndaj:

  • tregimeve,
  • këngëve,
  • poezive,
  • bisedave të kontrolluara.


Strategji GrapeSEED për Kuptim të Thelluar


Përsëritje dhe Kontekst i Natyrshëm

Fjalët prezantohen në kontekst, jo të izoluara, duke ndihmuar fëmijët të kuptojnë pa pasur nëvojën e përkthimit.


Strukturë Narative e Kontrolluar

Tregimet ndjekin strukturën klasike: fillim – mes – fund duke ndihmuar në ndërtimin e kuptimit të rrëfimit.


Think-Alouds (Mendim me Zë)

Mësuesit modelojnë mënyrën sesi lexuesit e aftë analizojnë dhe bëjnë pyetje gjatë leximit.


Ndërveprim me Pyetje rreth Tekstit

Pyetje gjatë Njesisë 2 si “What Can You Do?” nxisin të menduarit kritik dhe përfshirjen e fëmijëve.


Aktivitete Praktike që Mbështesin Kuptimin


Vizatimi i Fragmentit të Preferuar

Pas leximit, fëmijët vizatojnë pjesën e tyre të preferuar dhe e përshkruajnë atë me fjalët e tyre.


Renditja e Ngjarjeve

Fëmijët riorganizojnë ngjarjet sipas rendit të saktë. Për shembull, në tregimin e Njësisë 2 “Ten Things”, vendosin skenat në rendin e duhur.


Role-Play (Loja me Role)

Nxënësit rikrijojnë histori me role duke përdorur frazat që kanë dëgjuar dhe mësuar.


Shembull i marrë nga Njësia 3: ‘The Mother Who Lives in a Boot’

Ky tregim ritmik dhe vizualisht i pasur ndihmon fëmijët të kuptojnë fjalë dhe struktura gjuhësore, por edhe të ndërtojnë kuptimin në mënyrë të natyrshme.

Objektivat që adreson tregimi:

  • Zgjerimi i fjalorit tematik: boot, zipper, buttons, glasses, sweater, shoes, pajamas, skirt, shorts, pockets, dress, etj.
  • Kuptimi i strukturave si:
        ''She keeps her [object] in [place]''
        “She wears a [garment] made with a [material].”
  • Ndjekja e rendit të ngjarjeve përmes ilustrimeve dhe vendosja e tyre në formë të rrëfyer.


Strategjitë që zbatohen:

  • Përsëritje e qëllimshme: fjalë dhe shprehje si “She keeps her food in blue shoes” përforcohen disa herë.
  • Vizualizim dhe vizatim: Nxënësit vizatojnë çizmen si shtëpi dhe objektet që përshkruhen në histori.
  • Role-play: Fëmijët marrin role si nëna duke përdorur fraza si:

            “She drinks from a very tall hat”

            “She wears socks with ten little toes.”

  • Vlerësimi i të kuptuarit të hollësishëm përmes pyetjeve udhëzuese:

            “Why does the mother keep her spoon in a cap?”

             “What do you think her house looks like inside?”


Ky tregim është një mjet i fuqishëm për të integruar fjalor të ri, struktura gjuhësore dhe kuptim në mënyrë koherente dhe të natyrshme sipas parimeve të GrapeSEED.


Si Matet Progresi?


  • Vëzhgim i përdorimit të gjuhës në kontekst
  • Aftësia për të riformuluar dhe përdorur informacionin
  • Pjesëmarrje në diskutime të udhëhequra prej mësuesit


Me GrapeSEED, leximi bëhet një eksperiencë argëtuese dhe dinamike. Përmes një qasjeje të natyrshme dhe të strukturuar, fëmijët jo vetëm që lexojnë, por kuptojnë, angazhohen dhe përjetojnë gjuhën angleze në të gjitha format e saj.


A jeni gati të shihni si studentët tuaj fillojnë të kuptojnë dhe flasin anglisht me vetëbesim?


Na kontaktoni sot info.eu@grapeseed.com për një prezantim të personalizuar me GrapeSEED në qëndren tuaj!