Fëmijët flasin, ne i kuptojmë: Si të mbështesim gjuhën që në hapat e parë?

Gjuha është një nga aftësitë më të rëndësishme që fëmijët zhvillojnë. Përmes saj, ata shprehin ndjenjat, bëjnë pyetje, ndërtojnë marrëdhënie dhe mësojnë për botën. Por si ndodh ky proces magjik? Dhe si mund të ndihmojmë fëmijët, veçanërisht kur mësojnë një gjuhë të dytë si anglishtja?
Në këtë artikull do të flasim shkurtimisht për fazat kryesore të përvetësimit të gjuhës, disa teori bazë dhe mënyrat më të mira për të mbështetur fëmijët në klasë dhe në shtëpi.
Çfarë është përvetësimi i gjuhës?
Përvetësimi i gjuhës është procesi natyral përmes të cilit fëmijët mësojnë të kuptojnë dhe të flasin. Që nga belbëzimet e para e deri te ndërtimi i fjalive të plota, ky zhvillim ndodh në mënyrë graduale – por tepër të organizuar dhe të ngjashme në të gjitha kulturat.
Faza kryesore të zhvillimit gjuhësor te fëmijët
- Faza para-gjuhësore (0–12 muaj): Fëmijët shprehen me të qara, gjeste dhe tinguj. Kjo është baza e komunikimit.
- Faza e belbëzimit (4–12 muaj): Fillojnë të “luajnë” me tinguj si “ba” apo “ma”. Prindërit duhet të përgjigjen si në një bisedë.
- Fjala e parë (12–18 muaj): Fjalë si “ujë” ose “mami” shfaqen me kuptime të qarta.
- Dy fjalë bashkë (18–24 muaj): Fjalitë e para të thjeshta: “dua lodër”, “pi ujë”.
- Fjalitë (2–3 vjeç e më tej): Fëmijët fillojnë të tregojnë, të pyesin dhe të shprehin ide më të ndërlikuara.
Si mësohet një gjuhë e dytë, si anglishtja?
Fëmijët mësojnë një gjuhë të dytë në mënyrë të ngjashme me gjuhën e parë, por me më shumë ndihmë dhe ekspozim. Mësuesit dhe prindërit luajnë një rol kyç.
Si t’i ndihmojmë?
- Jepni input të kuptueshëm, pak më të vështirë se çfarë fëmija kupton tashmë.
- Krijoni një mjedis të qetë dhe pozitiv, pa stres.
- Përdorni materiale të pasura me kontekst, si tregime, këngë dhe ilustrime.
Teori të njohura që ndihmojnë të kuptojmë përvetësimin e gjuhës
- Skinner (sjellja): Fëmijët mësojnë kur i shpërblejmë. Lavdërimi funksionon!
- Chomsky (aftësi e lindur): Fëmijët kanë një instinkt për të kuptuar gramatikën.
- Vygotsky (mësim përmes ndërveprimit): Bashkëbisedimi me të rriturit dhe bashkëmoshatarët ndihmon shumë.
- Krashen (për gjuhët e dyta): Gjuha mësohet më mirë kur është e kuptueshme dhe pak sfiduese (i+1).
Këshilla praktike për mësues dhe prindër
- Flisni me fëmijët gjatë gjithë ditës, me fjali të plota.
- Përdorni gjuhën në kontekst – tregoni histori, përdorni ilustrime.
- Këngët, loja dhe lëvizja ndihmojnë në përforcimin e fjalëve.
- Nxitni bashkëpunimin – fëmijët mësojnë shumë nga njëri-tjetri.
- Mos kini frikë nga përsëritja – ajo ndërton siguri dhe kuptim.
GrapeSEED: Një partner për mësimin e anglishtes
Në GrapeSEED, ne e dimë që mësimi i anglishtes mund të jetë një përvojë e bukur, e natyrshme dhe efektive – ashtu si përvetësimi i gjuhës amtare. Programi ynë është ndërtuar mbi këto parime dhe i jep fëmijëve mundësinë të flasin anglisht pa frikë, me vetëbesim dhe përditë.