Si fëmijët përvetësojnë gjuhën: faza, teori dhe si ndihmon GrapeSEED

Gjuha si Dritare e Botës
Gjuha është dritarja e parë drejt botës. Për fëmijët, të mësuarit e saj ndodh natyrshëm përmes tingujve, fjalëve, tregimeve dhe lojërave.
Por si funksionon ky proçes?
Si mund të ndihmojmë fëmijët ta përvetësojnë anglishten në mënyrë më efektive?
Në këtë blog, do të zbulojmë:
- Çfarë është përvetësimi i gjuhës;
- Fazat kryesore të zhvillimit gjuhësor;
- Teorinë e përvetësimit të gjuhës së dytë nga Stephen Krashen dhe si e zbaton GrapeSEED këtë teori në praktikë;
Çfarë është përvetësimi i gjuhës?
Përvetësimi i gjuhës është proçesi përmes të cilit fëmijët mësojnë të kuptojnë dhe të përdorin gjuhën. Ai fillon që në muajt e parë të jetës dhe zhvillohet përmes ndërveprimit, ekspozimit dhe përforcimit natyral. Bukuria e këtij proçesi qëndron në universalitetin e tij, pavarësisht kulturës apo vendndodhjes, fëmijët ndjekin faza të ngjashme të zhvillimit gjuhësor.
Edhe për ata që mësojnë një gjuhë të dytë, si anglishtja, proçesi ndjek parime të ngjashme.
Fazat e Përvetësimit të Gjuhës dhe Qasja e GrapeSEED
Programi GrapeSEED është i ndarë në tre faza, të frymëzuara dhe të ndërtuara sipas zhvillimit të fëmijës, duke u përshtatur me nevojat dhe aftësitë gjuhësore të secilës moshë:
BabySEED (0–3 vjeç)
Kjo është faza e parë e zhvillimit gjuhësor në të cilën fëmijët mësojnë përmes dëgjimit, tingujve dhe ndërveprimit të hershëm.
- Faza Paragjuhësore (0–12 muaj)
Çfarë ndodh: Foshnjat komunikojnë me tinguj dhe gjeste.
Si ndihmon GrapeSEED Baby: Ekspozim ndaj tingujve të anglishtes përmes këngëve dhe rrokjeve që ndërtojnë bazat e dëgjimit.
- Faza e Belbëzimit (4–12 muaj)
Çfarë ndodh: Eksperimentojnë me tinguj si “ba-ba”.
Si ndihmon GrapeSEED Baby: Ekspozim ndaj këngëve me ritëm dhe përsëritje duke ndihmuar fëmijët të provojnë tingujt në mënyrë të natyrshme.
- Faza e Një Fjale (12–24 muaj)
Çfarë ndodh: Përdorin fjalë të vetme me kuptim të plotë (“mama”, “ujë”).
Si ndihmon GrapeSEED Baby: Fjalor i kontrolluar dhe i përsëritur për të siguruar kuptimin dhe përdorimin aktiv.
LittleSEED (3–4 vjeç)
Në këtë moshë, fëmijët fillojnë të ndërtojnë fjali dhe të përdorin gjuhën për të komunikuar në mënyrë të qëllimshme.
- Faza e Shumë Fjalëve (3+ vjeç)
Çfarë ndodh: Fëmijët bashkojnë fjalë për të krijuar fjali të thjeshta dhe kuptimplota.
Si ndihmon LittleSEED: Përfshirja e tregimeve, bisedave dhe aktiviteteve që nxisin të folurit rrjedhshëm dhe me kuptim.
GrapeSEED (4-12 vjeç)
- Faza e Strukturimit të Gjuhës (4+ vjeç)
Çfarë ndodh: Fëmijët fillojnë të ndërtojnë fjali më të gjata, të pasura dhe me kuptim më të thellë. Ata përdorin gjuhën për të treguar histori, për të shprehur ndjenja dhe për të komunikuar në mënyrë më të pavarur.
Si ndihmon GrapeSEED: Nxitja e fëmijëve për të komunikuar në anglisht me rrjedhshmëri dhe besim.
Përmes tregimeve, dialogëve dhe aktiviteteve krijuese, ata zhvillojnë aftësitë e gjuhës së arteve (Language of Arts) duke mësuar të flasin, të shkruajnë dhe të lexojnë në mënyrë të natyrshme. Programi pasuron të shprehurit e tyre gjuhësor, ndërsa nxit të menduarit kritik dhe krijues.
Teoria e Përvetësimit të Gjuhës së Dytë (Stephen Krashen, 1982)
Stephen Krashen, një gjuhëtar dhe pedagog i njohur amerikan, formuloi 5 hipoteza themelore që përshkruajnë se si njerëzit mësojnë një gjuhë të dytë në mënyrë natyrale dhe efektive.
1. Hipoteza e Përvetësimit dhe Mësimit
Përvetësimi ndodh në mënyrë të natyrshme dhe të pavetëdijshme, ashtu si fëmijët mësojnë gjuhën amtare. Nga ana tjetër, mësimi është proçes i vetëdijshëm, që përfshin rregulla gramatikore dhe përqendrim në format apo strukturat gjuhësore.
Si e zbaton GrapeSEED: Fokusohet drejt përvetësimit dhe jo mësimit mekanik. Fëmijët dëgjojnë dhe kuptojnë gjuhën në kontekst para se t’ju kërkohet të flasin. Nuk mësojnë rregulla gramatikore, por e kuptojnë gramatikën në mënyrë intuitive përmes përdorimit.
2. Hipoteza e Inputit (i+1)
Fëmijët përparojnë kur dëgjojnë një gjuhë që është pak më e avancuar se niveli i tyre aktual, por që mbetet e kuptueshme përmes kontekstit.
Si e zbaton GrapeSEED: Projekton secilën njësi për të ofruar input të kuptueshëm me ndihmën e ilustrimeve, mimikës, tingujve, ritmit dhe përsëritjes. Nxënësi nuk ka nevojë të kuptojë çdo fjalë, por të kuptojë mesazhin. Kjo e mban atë të angazhuar dhe e shtyn një hap përpara (i+1).
3. Hipoteza e Monitorimit
Mësimi mund të ndihmojë si “monitor” për të korrigjuar gabimet, por nuk është mënyra e parë për të folur rrjedhshëm.
Si e zbaton GrapeSEED: Shmang korrigjimin e gabimeve në mënyrë të drejtpërdrejtë. Mësuesit modelojnë përgjigjet e sakta dhe fëmijët i përsërisin në mënyrë të natyrshme përmes imitimit dhe përdorimit në kontekst.
4. Hipoteza e Filtrit Afektiv
Fëmijët mësojnë më mirë kur janë të qetë, të motivuar dhe ndihen të sigurt. Frika, ankthi dhe presioni e pengojnë përvetësimin.
Si e zbaton GrapeSEED: Krijon një mjedisi të sigurt emocional. Këngët janë të gëzueshme, mësimi ndodh përmes lojës dhe nuk ka testime apo krahasime. GrapeSEED i ofron hapësirë çdo fëmije të ndjek ritmin e tij unik të të mësuarit.
5. Hipoteza e Rendit të Natyrshëm
Fëmijët mësojnë strukturat gjuhësore në një rend të caktuar, pavarësisht nga mënyra sesi u paraqiten dhe dorëzohen ato në mënyrë formale.
Si e zbaton GrapeSEED: Respekton rendin natyror të zhvillimit gjuhësor. Programi nuk fillon me emrat, por me fraza të plota me kuptim të menjëhershëm, p.sh. “Here you are!”, “I like it!” apo “Look at me!”. Kjo i ndihmon fëmijët të përdorin gjuhën në mënyrë të rrjedhshme dhe funksionale.
Çdo fjali është një hap drejt suksesit të tyre të ardhshëm.
Pra, në thelb, përvetësimi i gjuhës i referohet proçesit përmes të cilit njerëzit mësojnë të përceptojnë, kuptojnë dhe prodhojnë gjuhën. Është një aftësi e jashtëzakonshme dhe e lindur, që fillon që në foshnjëri dhe zhvillohet gjatë gjithë jetës.
Bukuria e përvetësimit të gjuhës qëndron në natyrën e tij universale. Pavarësisht kulturës, fëmijët, në mbarë botën, e zhvillojnë gjuhën sipas një morie modelesh dhe proçeseve të ngjashme dhe të parashikueshme. Edhe për ata që mësojnë një gjuhë të dytë më vonë në jetë, proçesi, ndonëse më kompleks, ndjek disa nga të njëjtat parime themelore.
Përmes GrapeSEED, fëmijët jo vetëm mësojnë anglishten, por ata mësojnë si të bashkëpunojnë, të shprehin ndjenjat e tyre, të dëgjojnë të tjerët dhe të krijojnë miqësi.
Po mendon të implementosh një program ESL për fëmijët e shkollës tënde?
Na kontakto info.eu@grapeseed.com për një plan mësimor të personalizuar, trajnim të stafit dhe zbatim të plotë të
GrapeSEED në shkollën tënde.